Zgjedhjet në Kosovë, voton Albin Kurti: I ftoj qytetarët të bëhen palë të interesuara në zgjidhjen e problemeve

Zgjedhjet në Kosovë, voton Albin Kurti: I ftoj qytetarët të bëhen palë të interesuara në zgjidhjen e problemeve

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka ushtruar të drejtën e tij për të votuar.

Kurti tha se sot është një ditë shumë e rëndësishme.
“Ne votojmë për të vendosur për katër vitet e ardhshme në komunat tona. Përveçse jemi qytetarë të Republikës së Kosovës, ne jemi edhe banorë të komunës. I ftoj të gjithë qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre, të bëhen palë të interesuara në zgjidhjen e problemeve që kanë”, tha ai.

Kurti votoi në Fakultetin Juridik në Prishtinë.

MARKETING