“Zgjedhjet më të grabitura, plaçkitura dhe dhunuara në histori”, Berisha: U diktuan që të gjitha nga krimi

“Zgjedhjet më të grabitura, plaçkitura dhe dhunuara në histori”, Berisha: U diktuan që të gjitha nga krimi

Kryedemokrati Sali Berisha në një konferencë për mediat i konsideroi zgjedhjet e 11 majit më të plaçkiturat në histori.
Sipas Berishës, bandat kriminale ushtruan presion dhe shkaktuan incidente gjatë procesit të zgjedhjeve.

MARKETING

Berisha: Zgjedhjet e 11 Majit u diktuan që të gjitha nga krimi. Bandat kriminale të qeverisë ishin aktive në 10 qarqe të Shqipërisë, në 20 bashki të vendit dhe ato patronuan 30 deputetë të mazhorancës kriminale.
Skenat që ju patë në Vorë, ku banda e Xhabaftit diktoi në mënyrë të dhunshme vullnetin e qytetarëve të Vorës, në të cilat zgjedhje, kryebanditi Blendi Xhabafti, mori vota dhjetë herë më shumë se kandidati i dytë në lista.
Kuptoni vetë se si janë zhvilluar zgjedhjet. Por, skena si Vora ishin të zakonshme në një seri qarqesh dhe bashkish të tjerë, Durrës, Peshkopi, Elbasan, Fier dhe zona të tjera. Pra, në çdo aspekt këto ishin zgjedhjet më të grabitura, më të plaçkitura dhe më të dhunuara në tërë historinë elektorale të Shqipërisë pluraliste.

Kurrë ndonjëherë bandat nuk kanë prurë kaq shumë përfaqësues të tyre në parlamentin shqiptar sa në këtë parlament. Nga veriu në jug, nga lindja në perëndim. Mund t’u them ju se në rrethin e Durrësit, bandat punonin për deputetë të veçantë. Tjetër Balla, tjetër Dyrmishi, tjetër ky, tjetër ai. Dhe jo më pak në Elbasan kjo skemë. Po kështu në Fier, Mallakastër. Pra, këto ishin zgjedhje që u sunduan si asnjëherë më parë nga vrasës, seria killera, trafikantë, dhunues, përdhunues.

Zarfi me 100 euro, i dërguar në mes të fushatës elektorale dhe amnistia prej 200 milionë euro gjoba dhe kamata nga viti 2015 deri në vitin 2025, është blerja publike më e fuqishme që ka ndodhur në historinë e vendit. Dhjetëra mijëra hektarë kanabis që u dhanë licencat për t’u mbjellë. Çdo bimë kanabis me prodhim fitimi 1 mijë euro, është përllogaritur për blerje votash në mënyrën më të pamëshirë.
Punësimi, punë për votë, u aplikua masivisht në këto zgjedhje.

Sistemi kriminal i patronazhistëve, i futur në strofulla ose rreth qendrës së votimit, ishte një polici terroriste, ndaj zgjedhësve shqiptarë. Dy drejtuesit më të lartë të Shërbimit Informativ Kombëtar, zëvendës të drejtores, u morën javët e para me të gjithë regjistrat e rrjetit agjenturor të Sigurimit të Shtetit dhe e aktivizuan atë për karrigen e Edi Ramës duke shkelur ligj dhe çdo gjë. Ne po evidentojmë me shumë përgjegjësi krimin elektoral.

MARKETING