Zelenskyy: Rusia po planifikon një sulm terrorist në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia

Zelenskyy: Rusia po planifikon një sulm terrorist në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia

Sipas presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, Rusia po shqyrton një skenar sulmi terrorist që përfshinë rrjedhjen e rrezatimit në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia, transmeton Anadolu.

Zelenskyy në një postim në rrjetet sociale njoftoi raportet e shërbimit të inteligjencës dhe sigurisë ukrainase.

Duke theksuar se rusët po planifikojnë sulme të reja, Zelenskyy tha se, “Inteligjenca mori informacion se Rusia po shqyrton një skenar sulmi terrorist që përfshinë rrjedhjen e rrezatimit në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia. Ata përgatitën gjithçka për këtë”.

Zelenskyy tha se vendi ua kanë përcjellë të gjithë informacionin dhe provat partnerëve të tyre.

“Evropa, SHBA-ja, Kina, Brazili, India, bota arabe, vendet afrikane dhe organizatat ndërkombëtare duhet ta dinë të gjithë këtë”, tha Zelenskyy.

Ai theksoi se sulmet terroriste kundër centraleve bërthamore nuk duhet të ndodhin askund.

“Këtë herë nuk duhet të jetë si diga Kakhovka. Bota është paralajmëruar, duhet të veprojë menjëherë”, tha Zelenskyy.

Dmitriy Peskov, zëdhënës i presidentit rus, Vladimir Putin, në një deklaratë për gazetarët pretendimin e presidentit Zelenskyy e përshkroi si një “gënjeshtër”.

MARKETING