Zelenskyy kërkon më shumë presion mbi Rusinë për të ndaluar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, tha se duhet ushtruar presion më i madh ndaj Rusisë për të ndalur sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të vendit, transmeton Anadolu.
Zelenskyy njoftoi se gjatë vizitës së parë në Ukrainë, është takuar me Komisarin e Lartë të OKB-së për Refugjatët, Barham Salih.
Ata diskutuan ndikimin e sulmeve ruse në sistemin energjetik të Ukrainës dhe mbështetjen e nevojshme për civilët e prekur nga lufta, shkroi Zelenskyy në platformën sociale amerikane X.
“Duhet më shumë presion për t’i ndalur këto sulme dhe më shumë mbështetje për njerëzit tanë – veçanërisht për ata që ndodhen aktualisht në Ukrainë ose planifikojnë të kthehen”, shkroi ai.
Sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës kanë arritur në 1.225 vitin e kaluar, duke tejkaluar totalin e tri viteve të para të luftës, ndërsa dëmet në rrjet kanë kaluar 20 miliardë dollarë.
Një raport i shoqatës evropiane të industrisë së energjisë Eurelectric analizoi luftën e plotë në Ukrainë dhe sulmet hibride të “zonës gri” në mbarë Evropën, duke konfirmuar se sistemet energjetike nuk janë më thjesht infrastrukturë, por janë shndërruar në objektiva të drejtpërdrejtë ushtarakë.

