Zelenskyy: Ka ardhur koha për t‘i dhënë fund luftës dhe të ndërmerren hapa të duhur nga Rusia

Zelenskyy: Ka ardhur koha për t‘i dhënë fund luftës dhe të ndërmerren hapa të duhur nga Rusia

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, lidhur me takimin e sotëm midis presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe presidentit rus, Vladimir Putin, është shprehur se ka ardhur koha për t’i dhënë fund luftës dhe të ndërmerren hapa të duhur nga Rusia, transmeton Anadolu.

Në një postim në llogarinë e tij në Telegram, Zelenskyy njoftoi se zhvilloi një takim me zyrtarë të ushtrisë. Gjatë takimit, Ai tha se gjatë takimit diskutuan zhvillimet në vijat e frontit dhe njoftoi se ata vazhdojnë të sprapsin sulmet ruse.

Duke iu referuar luftimeve të ashpra në zonën përreth qytetit Dobropliya në rajonin Donetsk, Zelenskyy tha se “sot u vendos që të forcohet më tej kjo dhe vija të tjera në rajonin Donetsk”.

Ai mbrojti idenë se rusët po përpiqen të fitojnë një epërsi në terren përpara takimit Trump-Putin.

“Ushtria ruse vazhdon të pësojë humbje të konsiderueshme ndërsa përpiqet të sigurojë pozicione më të favorshme politike për udhëheqjen ruse në takimin e Alaskës. Ne i njohim këto qëllime dhe po i informojmë aleatët tanë për situatën reale”, tha ai.

Presidenti ukrainas tha se ata janë duke pritur informacion mbi përgatitjet dhe rezultatet e takimit që do të mbahet nga Trump dhe Putin.

“Gjëja e rëndësishme është që ky takim të hapë një rrugë të vërtetë drejt një paqeje të drejtë dhe bisedimeve kuptimplote në një format trepalësh midis Ukrainës, SHBA-së dhe Rusisë. Ka ardhur koha për t’i dhënë fund luftës dhe nga Rusia duhet të ndërmerren hapat e duhur”, tha ai.

Ai po ashtu theksoi se i besojnë SHBA-së.

MARKETING