Zelensky tregon kushtin për nisjen e negociatave: S’ka bisedime për paqe nëse Rusia nuk largon trupat
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy është shprehur ditën e sotme gjatë një takimi me homologun afrikano-jugor në Kiev se bisedimet e paqes me Rusinë do jenë të mundura vetëm pasi të plotësohet një kusht.
Sipas Zelenskyt nuk mund të ketë negociata për vendosjen e paqes për sa kohë trupat e Moskës ndodhen në territorin ukrainas.
Delegacioni i liderëve afrikanë me të cilët zhvilloi një takim sot Zelensky janë nisur në një mision për ndërmjetësimin e paqes mes Ukrainës dhe Rusisë, ndërsa nesër do të udhëtojnë drejt Moskës.