Zelensky tha “faleminderit” 8 herë në minutën e parë të takimit me Trumpin

Zelensky tha “faleminderit” 8 herë në minutën e parë të takimit me Trumpin

Në takimin e fundit në Zyrën Ovale me presidentin amerikan Donald, Trump, lideri ukrainas Volodymyr Zelensky tha “faleminderit” ose “faleminderit shumë” plot 8 herë brenda minutës së parë të bisedës.

Ky veprim vjen pas kritikave që presidenti ukrainas kishte marrë më herët, ku ishte akuzuar se nuk tregonte mjaftueshëm mirënjohje ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen që i kanë dhënë Ukrainës.

Falënderimet e shpeshta gjatë këtij takimi nënvizojnë përpjekjen e Zelenskyt për të treguar respekt dhe falënderim ndaj SHBA-së, veçanërisht në një moment kur marrëdhëniet diplomatike dhe ndihma ndërkombëtare janë thelbësore për qëndrueshmërinë e Ukrainës në luftën kundër Rusisë.

Zelensky kërkoi nga Trump vazhdimin dhe rritjen e ndihmës ushtarake, duke përfshirë furnizimet me armë, pajisje mbrojtëse dhe trajnime për forcat ukrainase, për t’i rezistuar agresionit rus.

Ndryshe, takimet me liderët evropianë u zhvilluan në një atmosferë më bashkëpunuese dhe më të koordinuar.

Evropa shfaqte një mbështetje të fortë për Ukrainën në luftën kundër Rusisë, duke ofruar ndihmë ushtarake, humanitare dhe ekonomike.

 

MARKETING