Zelensky telefonon Ramën: E informova për sulmet ruse mbi Ukrainë

Zelensky telefonon Ramën: E informova për sulmet ruse mbi Ukrainë

Kryeministri  Edi Rama dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kanë pasur një bisedë telefonike.

Në një postim në rrjetin social X, Zelensky shkruan se e ka informuar Ramën për sulmet e fundit të Rusisë në Ukrainë.

Zelensky gjithashtu e ftoi Ramën të marrë pjesë në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore, ku Shqipëria do të përfaqësohet.

Në fund, Zelensky falënderoi Shqipërinë për mbështetjen ndaj Ukrainës dhe popullit të saj.

“Pata një bisedë të mirë me Kryeministrin e Shqipërisë.

E informova për sulmet e fundit ruse me raketa dhe dronë. Këto sulme tregojnë edhe një herë se Rusia nuk ka ndërmend t’i japë fund luftës.

Diskutuam gjithashtu bashkëpunimin me partnerët europianë dhe unitetin tonë. E ftova Kryeministrin të marrë pjesë në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore, dhe Shqipëria do të përfaqësohet.

Faleminderit, Shqipëri, për mbështetjen e Ukrainës dhe popullit tonë!”

Telefonata mes Ramës dhe Zelensky erdhi pasi Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme dënoi sulmet e fundit ruse në Ukrainë.

Ministria e Jashtme theksoi se kjo luftë është e  pajustifikuar dhe shtoi se sulmet minojnë përpjekjet e fundit të bashkësisë ndërkombëtare për të arritur një armëpushim në Ukrainë.

Në fund, Ministria e Jashtme bëri thirrje për përfundimin e menjëhershëm të luftës dhe arritjen e paqes.

 

MARKETING