Zelensky: Takimi me Trump, më i miri: Diskutuam për sanksione ndaj Moskës

Zelensky: Takimi me Trump, më i miri: Diskutuam për sanksione ndaj Moskës

Presidenti Ukrainas Volodymir Zelensky  deklaroi për mediat këtë të shtunë se takimi I tij I një jave më parë me Presidentin Amerikan Donald Trump në funeralin e Papa Françeskur kishte qenë më i miri që dy liderët kishin pasur së bashku.

Sipas Kreut të Shtetit Ukrainas përgjatë bisedës me Trum, ai dhe presidenti Amerikan kishin rënë dakord se një armëpushim 30 ditor mes Kievit dhe Moskës do të ishte hapi I duhur drejt një paqeje afatgjatë në Ukrainë.

Shtetet e Bashkuara njoftuan të premten se ata ishin tërhequr nga negociatat për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës për shkakun se Moska nuk kishte pranuar një armëpushim 30 ditor mes palëve. Washingtoni tha se tashmë duhet të ishin palët ato që duhet të ecnin përpara me takime të drejpërdrejta dhe plane konkrete sesi do ti jepej fund luftës në Europën Lindore.

Zelensky deklaroi se përgjatë takimit të tij me Presidentin Amerikan në Vatikan ai kishte pyetyr Kreun e Shtëpisë së Bardhë mbi sanksionet që mund të ndërmerreshin ndaj Moskës.

Kreu i Shtetit Ukrainas deklaroi se mori një përgjigje të forte nga Donald Trump për dicka të tillë, por nuk pranoi të jepte më shumë detaje.

Media të ndryshme ndërkombëtare përfshirë “The Telegraph” dhe “Bloomberg” raportuan të premten se administrata e Donald Trump kishte përgatitur përgjatë javëve të fundit paketa të reja sanksionesh ndaj Moskës për të shtuar presionin mbi ekonominë Ruse dhe presidentin e këtij vendi Vladimir Putin.

Komentet e Departamentit Amerikan të Shtetit të premten lane të qartë një distancim të Shteteve të Bashkuara nga Rusia sa I përket negociatave për ti dhënë fund luftës në Ukrainë.

Nga ana tjetër nënshkrimi i marrëveshjes për mineralet me vlerë mes Kievit dhe Washingtonit këtë javë si dhe rinisja e ndihmave ushtarake për Ukrainën nga Shtetet e Bashkuara kanë ngritur shpresa se marrdhëniet transatlantike po përmirësohen.

 

MARKETING