Zelensky: Rusia po zhvendos trupat për sulme të reja

Zelensky: Rusia po zhvendos trupat për sulme të reja

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky ka ngritur shqetësimin se Rusia po zhvendos trupat për sulme të reja. Kjo deklaratë e tij vjen pak para takimit të paralajmëruar mes presidentit Trump dhe Putin që do të mbahet në Alaska më 15 gusht.

Pavarësisht presidenti i Ukrainës, beson se Rusia nuk po tregohet aspak e drejtë dhe se sipas tij nuk ka treguar aspak shenja që dëshiron t’i japë fund luftës në Ukrainë.

“Ata po lëvizin trupat dhe forcat e tyre në një mënyrë të tillë që të jenë gati për të nisur operacione të reja sulmi”, ka thënë Zelensky.

MARKETING