Zelensky: Rusia po grumbullon trupa në verilindje të Ukrainës, kërkojnë që…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Rusia po grumbullon trupa pranë qytetit të Vovçansk, në provincën e Kharkivit, në verilindje të vendit.
Në një deklaratë për mediat në Kiev, Zelensky theksoi se sulmi i Moskës ndaj qytetit lindor të Pokrovsk ka si qëllim të tregojë përpara presidentit amerikan, Donald Trump, sukseset e Rusisë në fushën e betejës.
Pokrovsk ka qenë në qendër të luftimeve të ashpra në ditët e fundit, duke u shndërruar në një pikë kyçe të përplasjes në frontin lindor të Ukrainës. Luftimet janë të ashpra për kontrollin e këtij hubi logjistik në rajonin industrial të Donetsk, që Kremlini synon ta pushtojë.

