Zelensky: Rusia na sulmoi me bombat e Koresë së Veriut

Zelensky: Rusia na sulmoi me bombat e Koresë së Veriut

Trupat ushtarake ruse përdorën raketa koreano-veriore në sulmet më të fundit në rajonin e Kievit, duke vrarë 2 persona dhe plagosur dhjetëra të tjerë.

Lajmi u dha nga vetë presidenti Volodimir Zelenski, që e sheh këtë goditje si kundërpërgjigje të Moskës për faktin se ushtria ukrainase tanimë ka hyrë brenda terrorit të saj.

Zelenski foli edhe për ofensivën e befasishme të ushtrisë së tij brenda territorit rus, në Kursk dhe në Belgorod, duke e cilësuar si rivendosje të drejtësisë.

Luftimet në rajonin Kursk të Rusisë hynë në ditën e gjashtë dhe autoritetet ruse nxituan për të evakuuar banorët, ndërsa në tre rajone kufitare kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Bjellorusia gjithashtu, një aleate e vendosur e Moskës, dërgoi më shumë trupa në kufirin e saj me Ukrainën.

Analistët ushtarakë rusë thonë se luftimet po zhvillohen deri në 20 km brenda rajonit të Kurskut, duke bërë që disa prej tyre të pyesin pse Ukraina ishte në gjendje të kalonte kaq lehtë kufirin.

Rusia është zotuar për një përgjigje të ashpër, por si presidenti Putin ashtu dhe zyrtarët ushtarakë janë përpara një dileme të madhe: t’i zhvendosin apo jo forcat nga fronti i Ukrainës.

MARKETING