Zelensky: Një dron rus depërtoi 10 kilometra në hapësirën ajrore rumune

Një dron rus ka depërtuar në territorin rumun rreth 10 km thellë dhe ka vepruar në hapësirën e tij ajrore për rreth 50 minuta, ka njoftuar presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, duke cituar të dhënat në dispozicion.
“Sot, Rumania ngriti avionë luftarakë për shkak të një droni rus në hapësirën e saj ajrore. Sipas të dhënave aktuale, droni depërtoi rreth 10 km në territorin rumun dhe operoi në hapësirën ajrore të NATO-s për rreth 50 minuta”, tha lideri ukrainas.
Gjithashtu sot, Polonia iu përgjigj ushtarakisht kërcënimit të dronëve sulmues rusë.
Zelensky shtoi gjithashtu se, sipas raporteve të hershme, Rusia kishte përdorur hapësirën ajrore bjelloruse të shtunën, më 13 shtator, për të lëshuar dronë në hapësirën ajrore ukrainase drejt rajonit Volyn.
“Ushtria ruse e di saktësisht se ku po shkojnë dronët e tyre dhe sa gjatë mund të veprojnë në ajër. Rrugët e tyre llogariten gjithmonë. Kjo nuk mund të jetë rastësi, gabim ose iniciativë e disa komandantëve të nivelit më të ulët. Është një zgjerim i dukshëm i luftës nga Rusia – dhe kjo është pikërisht mënyra se si veprojnë ata. Hapa të vegjël në fillim dhe përfundimisht humbje të mëdha”, theksoi ai.