Zelensky mbërrin në Sofje për një vizitë njëditore

Zelensky mbërrin në Sofje për një vizitë njëditore

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po viziton Bullgarinë, një shtet prodhues i rëndësishëm i armëve dhe vend aleat i Ukrainës, për diskutime që përfshijnë përpjekjet e Kievit për t’u bërë anëtar i NATO-s.
Zelensky përmes Telegramit tha se synon të angazhohet në diskutime gjithëpërfshirëse me kryeministrin bullgar Nikolai Denkov dhe të zhvillojë takime me presidentin Rumen Radev, si dhe me zyrtarë të ndryshëm qeveritarë dhe deputetë.

Temat që do të trajtohen përfshijnë ndihmën e mbrojtjes, integrimin e Ukrainës në komunitetin euro-atlantik, samitin e ardhshëm të NATO-s, garancitë e sigurisë dhe ekzekutimin e Formulës së Paqes.

Ukraina po kërkon që NATO-ja gjatë samitit më 11 dhe 12 korrik në Vilnus, të deklarojë që Kievi mund t’i bashkohet aleancës pas përfundimit të luftës me Rusinë dhe t’i japë një udhërrëfyes për anëtarësim.

Por, disa anëtarë të NATO-s, sikurse Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania kanë qenë më të kujdesshme dhe kanë paralajmëruar kundër çdo lëvizjeje që ato druajnë se mund ta çojnë aleancën më afër ndaj një lufte aktive me Rusinë.
Moska që një kohë të gjatë thotë se zgjerimin e NATO-s është dëshmi për armiqësitë e Perëndimit.

Që kur nisi kundërofensiva në fillim të qershorit të këtij viti, Ukraina ka thënë se ka arritur të rimarrë kontrollin e disa fshatrave në juglindje.

Por, Kievi ka sugjeruar se ende nuk ka dislokuar pjesën më të madhe të forcave, që janë trajnuar nga Perëndimi, dhe pajisjet e rënda.

Rusia nisi pushtimin e paprovokuar në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. /REL

MARKETING