Zelensky kritikon NATO-n: Është absurde vonesa e anëtarësimit të Ukrainës

Zelensky kritikon NATO-n: Është absurde vonesa e anëtarësimit të Ukrainës

Presidenti i Ukrainës ka deklaruar se do të ishte “absurde” nëse Ukrainës nuk i ofrohet anëtarësimi në NATO në samitin që po mbahet në Lituani.

Volodymyr Zelenskyy tha se Ukraina meriton respekt, duke shtuar se duket se ende vendet e aleancës nuk janë të gatshmë për ta ftuar Ukrainën të pjesë e aleancës.

“Është e paprecedentë dhe absurde kur nuk përcaktohet afati kohor as për ftesën dhe as për anëtarësimin e Ukrainës.

Ndërkohë që në të njëjtën kohë shtohen formulime të paqarta për ‘kushtet’ edhe për ftesën e Ukrainës.

“Duket se nuk ka gatishmëri as për ta ftuar Ukrainën në NATO dhe as për ta bërë atë anëtare të Aleancës.

“Kjo do të thotë se ekziston mundësia që diçka e tillë të diskutohet në negociatat me Rusinë. Dhe për Rusinë, kjo do të thotë motivim për të vazhduar terrorin e saj,” tha Zelensky.

Diskutimet rreth anëtarësimit të Ukrainës pritet të dominojnë samitin dy-ditor.

Ndërsa anëtarët e NATO-s kanë rënë dakord se Ukraina nuk mund të bashkohet gjatë luftës, ata ende nuk kanë rënë dakord se sa shpejt mund të ndodhë më pas dhe në çfarë kushtesh.

/abcnews.al

MARKETING