Zelensky formon ekip negociator ‘të përhershëm dhe të zgjeruar’

Zelensky formon ekip negociator ‘të përhershëm dhe të zgjeruar’

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se ka urdhëruar formimin e një “grupi negociator kombëtar të përhershëm dhe të zgjeruar”.

MARKETING

Në një postim në Facebook, presidenti ukrainas tha: “Ukraina nuk ka frikë nga bisedimet e drejtpërdrejta me Rusinë dhe është e rëndësishme që udhëheqja ruse të mos e zgjasë luftën”.

Ai tha se përpjekjet ruse për të “bërë kërcënime” ndaj ekipit të tij negociator në Turqi u refuzuan, dhe delegacioni ukrainas arriti të “mbante bisedimet në një mënyrë dinjitoze”.

“Ne jemi gjithashtu të përgatitur për një takim në nivelin e udhëheqësve për të zgjidhur çështjet kryesore”, tha Zelensky, transmeton Telegrafi.

Moska deri më tani ka hedhur poshtë idenë e një takimi midis Zelensky dhe Vladimir Putin.

Sa i përket marrëveshjes së vetme thelbësore që doli nga bisedimet e Turqisë – një shkëmbim prej 1,000 të burgosurish secili – Zelensky tha: “Ekipi ynë po punon aktualisht mbi detajet e shkëmbimit”.

MARKETING