Zelensky foli me telefon me Biden dhe Trudeau për situatën në Rusi dhe kundërofensivës ukrainase

Zelensky foli me telefon me Biden dhe Trudeau për situatën në Rusi dhe kundërofensivës ukrainase

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe ministri i Mbrojtjes Oleksiy Reznikov njoftuan se zhvilluan një sërë bisedash telefonike me aleatët e Kievit për situatën në Rusi dhe kundërofensivës ukrainase, pas përpjekjes së dështuar të grushtit të shtetit nga organizata ushtarake ruse “Wagner”.

“Bota duhet të ushtrojë presion mbi Rusinë derisa të vendoset respekti për rendin ndërkombëtar”, tha Zelensky pas një bisede telefonike me presidentin amerikan, Joseph Biden, raportoi Reuters.
Zelensky tha se ai falënderon Biden për mbështetjen e tij të madhe për Ukrainën, veçanërisht për ofrimin e sistemit Patriot.

“Diskutova situatën aktuale në fushën e betejës, ndava vlerësimet e Ukrainës për tentativën e grushtit të shtetit në Rusi dhe ndikimin në këto situata në fushën e betejës. Tërhoqa vëmendjen e Trudeau për situatën kërcënuese të krijuar nga trupat pushtuese në termocentralin bërthamor të Zaporozhye”, shkroi Zelensky në Twitter.

“Partnerët duhet të tregojnë një përgjigje të fortë, veçanërisht në samitin e NATO-s në Vilnius”, theksoi Zelensky.

Kur është fjala për bisedën me Bidenin, Zelensky tha se kanë biseduar për proceset që po ndodhin në Rusi.

“Unë jam mirënjohës për gatishmërinë e Amerikës dhe popullit të Shteteve të Bashkuara për të qëndruar pranë Ukrainës deri në çlirimin e plotë të të gjitha territoreve tona brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht”, tha Zelensky.

MARKETING