“Zelensky do takohet me Trump të hënën” – Vjen reagimi i parë nga Kievi

“Zelensky do takohet me Trump të hënën” – Vjen reagimi i parë nga Kievi

Presidenti i Ukrainës Zelensky thotë se ka ndërmend të takohet me Presidentin Trump për bisedime në Uashington DC të hënën.

Në një përditësim në Telegram ai thotë se është “mirënjohës për ftesën”.

Zyra presidenciale e Ukrainës ka konfirmuar se Zelensky ka folur me Trump këtë mëngjes.

Aty thuhet: “Ishte një telefonatë e gjatë — fillimisht midis presidentëve Zelensky dhe Trump, pas së cilës iu bashkuan edhe udhëheqësit evropianë.”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se takimi me udhëheqësin rus, Vladimir Putin, ishte “shumë produktiv”, por ata nuk arritën një marrëveshje lidhur me përfundimin e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.

Gjatë konferencës së përbashkët për media pas takimit në Alaskë, që zgjati gati 3 orë, Trump tha se me Putinin janë pajtuar për shumë pika, por ka çështje ende për të cilat nuk janë pajtuar.

Sipas presidentit amerikan, ka gjasa të mira që palët të arrijnë në të ardhmen një marrëveshje.

“Kanë mbetur edhe disa pika, disa nuk janë të rëndësishme, por një është më e rëndësishmja”, tha ai pa specifikuar se për çfarë bëhet fjalë.

Para samitit, ai deklaroi se shpresonte të arrihej një armëpushim në Ukrainë.

“Por, ka shumë gjasa që të arrijmë deri te pajtimi. Nuk arritëm, por ka gjasa që ta bëjmë këtë”, shtoi presidenti amerikan.

MARKETING