Zbulohet “spiuni” i Wagner në rrethin e Putin

Zbulohet “spiuni” i Wagner në rrethin e Putin

Gjenerali rus Sergey Surovikin ishte një anëtar sekret i kompanisë ushtarake private Wagner.

Lajmi raportohet nga CNN, i cili citon dokumente të marra ekskluzivisht nga Qendra hetimore ruse “Dossier”, sipas të cilave oficeri i lartë kishte një numër regjistrimi personal me Wagner.

Surovikin renditet së bashku me të paktën 30 zyrtarë të tjerë të lartë të ushtrisë dhe inteligjencës ruse, në radhët e mercenarëve të “kuzhinierit të Putin”, i cili fundjavën e kaluar drejtoi armët e tij për nga Kremlini, por u tërhoq shumë shpejt.

Zyrtari i lartë i ushtrisë nuk është parë në publik që nga e shtuna e kaluar, kur publikoi një video ku i lutej shefit të Wagner, Yevgeny Prigozhin, të ndalonte kryengritjen e tij. Që atëherë vendndodhja e tij mbete e panjohur.

Ai është një komandant i dekoruar i Forcave Ajrore Ruse, i njohur ndryshe si “Gjeneral Armageddon” për taktikat e tij të pamëshirshme të bombardimit të qyteteve në Siri.

Surovikin dihej se kishte lidhje me grupin mercenar, por dokumentet ngrenë pyetje në lidhje me afërsinë e anëtarëve të lartë të ushtrisë ruse dhe Wagner.

MARKETING