Zbulohen mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se i përkasin një personi nga lista e të zhdukurve

Zbulohen mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se i përkasin një personi nga lista e të zhdukurve

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se në Vushtrri kanë gjetur mbetje mortore, e që potencialisht i përkasin një personi nga lista e personave të zhdukur.

Në njoftim thuhet ky lokacion është identifikuar në bashkëpunim me shoqatat e familjarëve të personave të zhdukur.

“Sot, gjatë gërmimeve të realizuara në një lokacion të ri në Vushtrri, janë gjetur mbetje mortore që potencialisht i përkasin një personi nga lista e personave të zhdukur. Ky lokacion është identifikuar në bashkëpunim me shoqatat e familjarëve të personave të zhdukur, konkretisht Shoqata ‘Martirët e Lirisë’ nga Vushtrria. Gërmimet janë zhvilluar nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se Komisioni do t’iu njoftojë për identifikimin pas pranimit të raportit të ADN, nga Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur.

MARKETING