Zbulohen detajet! Si nëna dhe djali 5-vjeçar humbën jetën si pasojë e vërshimeve në Pejë
Të afërmit e viktimave kanë treguar detaje nga humbja e jetës së nënë e bir mbrëmjen e djeshme si pasoj e motit të keq në Pejë të Kosovës.
Ata ndodheshin në shtëpi në momentin që uji ka vërshuar në ambientet ku ata qëndronin, e më pas ka ndodhur tragjedia.
Njëri prej dëshmitarëve, përkatësisht i afërmi, ka treguar se për shkak të reshjeve të shumta i gjithë vendi është mbushur me ujë, e më pas rrjedha ka marrë 5-vjeçarin, trupi i pajetë i të cilit u gjet pranë shtëpisë së fqinjëve.
Pas disa orësh kërkime është arritur të gjendet edhe trupi i pajetë i 25-vjeçares, në ambientet e bodrumit të banesës. Gjithashtu janë arritur të shpëtohen dy fëmijët e tjerë të familjes, të cilët ndodheshin aty në momentin që uji vërshoi me shpejtësi.
“Ka rrëshqitur dheu aty. Më pas uji ka vërshuar gjithandej. Uji ka vërshuar gjithandej. Kemi gjetur fillimisht djalin e vogël tek shtëpia e fqinjëve. Nënë e djalit e kemi gjetur më pas në bodrum”, tha ai.
Përveç tyre, në lagjen “Fidanishte”, po ashtu në Pejë, dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në spital.
Pasojat e moti të keq në Pejë mbeten të rënda, pasi rrjedha e ujit ka marrë me vete makina dhe mbeturina të shumta.
Rrugët e qytetit të Pejës u kthyen në lumenj, pas reshjeve të shumta të shiut, situatë e cila shkaktoi vështirësi dhe rrezik për qarkullimin e qytetarëve.
Sipas autoriteteve ekipet emergjente janë në terren dhe po e vëzhgojnë situatën e shkaktuar nga vërshimet masive të ujërave. /TCH/