YTB organizon programin “Iftari i Vëllazërisë së Ballkanit” në Shkup

YTB organizon programin “Iftari i Vëllazërisë së Ballkanit” në Shkup

Kryesia e Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB) organizoi në kryeqytetin Shkup të Maqedonisë së Veriut programin “Iftari i Vëllazërisë së Ballkanit”, raporton Anadolu.

Në programin e iftarit të mbajtur në një hotel në Shkup morën pjesë kryetari i Bordit të Besimit të Fondacionit “Ilim Yayma”, Bilal Erdoğan, ambasadori i Turqisë në Shkup, Fatih Ulusoy, kryetari i YTB-së, Abdulhadi Turus, presidenti i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA), Abdullah Eren, nënkryetarët e AK Partisë, Hasan Basri Yalçın dhe Zafer Sırakaya, kryetari i Bordit Drejtues të IBU-së, Bilal Sucubaşı, rektori i IBU-së Prof. Dr. Lütfi Sunar, deputetë nga Maqedonia e Veriut, studentë dhe shumë të ftuar të tjerë.

Në fjalën e tij, Erdoğan falënderoi YTB-në për organizimin e programit të iftarit dhe shprehu kënaqësinë për hapjen në fillim të Ramazanit të xhamisë së re në Shkup, ndërtuar nga Fondacioni Diyanet i Turqisë (TDV).

Duke theksuar se marrëdhëniet mes Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut po japin fryte të bukura, Erdoğan tha: “Si Turqi, lidhja dhe interesi ynë për Ballkanin janë krejt të veçanta”.

“Nën udhëheqjen e presidentit tonë, Turqia e hapi sërish zemrën për gjithë gjeografinë tonë shpirtërore dhe frytet e kësaj i shohim në këto tubime të bukura”, shtoi ai.

– “Ballkani është ndër rajonet me rëndësi të madhe për politikën e jashtme të Turqisë”

Ambasadori Ulusoy, nga ana e tij, theksoi se Turqia është pjesë e pandashme e Ballkanit për shkak të pozitës gjeografike, historisë dhe lidhjeve kulturore, duke shtuar se Ballkani zë një vend shumë të rëndësishëm në politikën e jashtme të Turqisë.

Ulusoy gjithsashtu theksoi rëndësinë që Turqia i kushton sigurisë, mirëqenies dhe stabilitetit të rajonit.

Ndërkaq, Turus tha se njerëzit e rritur në Ballkan i kanë sjellë vlera të mëdha Turqisë dhe falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen në iftarin e vëllazërisë.

Eren, presidenti i TİKA-s, bëri të ditur se gjatë muajit të Ramazanit TİKA do të arrijë te rreth 600 mijë njerëz në 95 vende të botës.

Duke e cilësuar Shkupin si një nga qytetet më të rëndësishme të Rumelisë, Eren tha: “Ne, si turq të Trakisë Perëndimore, e dimë shumë mirë çfarë do të thotë të jesh larg atdheut dhe të jetosh nën presion, duke ruajtur identitetin tënd”.

– “Do të vazhdojmë të jemi së bashku në gjithë Ballkanin”

Hasan Basri Yalçın u shpreh i kënaqur që ndodhej në Shkup dhe tha se, në përputhje me vizionin e presidentit Recep Tayyip Erdoğan, do të vazhdojnë të jenë të pranishëm në gjithë hapësirën ballkanike dhe të marrin pjesë në aktivitete të tilla.

Ndërkaq, Zafer Sırakaya përcolli përshëndetjet e presidentit Erdoğan, duke theksuar se ai ndjek nga afër çështjet e qytetarëve dhe bashkëkombësve në Ballkan.

MARKETING