YouTube do të bllokojë aplikacionet jozyrtare që shfaqin përmbajtjen e tyre pa reklama

YouTube do të bllokojë aplikacionet jozyrtare që shfaqin përmbajtjen e tyre pa reklama

YouTube ka marrë vendimin për të bllokuar përdoruesit që shikojnë përmbajtje përmes aplikacioneve të jashtme, jozyrtare. Sipas asaj që postoi në faqen e saj të mbështetjes së klientit, ajo do të shtrëngojë politikat e saj për aplikacionet e jashtme që “shkelin kushtet e shërbimit të saj”, me një fokus të veçantë në veçoritë e bllokimit të reklamave.
“Përmbajtja nuk disponohet”

Shikuesit që përdorin aplikacione të tilla mund të kenë probleme dhe të marrin mesazhin: “Përmbajtja e mëposhtme nuk disponohet në këtë aplikacion.”

Kështu i shpjegon YouTube hapat e rinj:

– Duam të theksojmë se kushtet tona nuk lejojnë që aplikacionet e palëve të treta të përjashtojnë reklamat, pasi kjo i pengon krijuesit të marrin shpërblime për shikueshmëri. Reklamat në YouTube ndihmojnë në mbështetjen e krijuesve dhe mundësojnë miliarda njerëz në mbarë botën të përdorin shërbimin tonë të videos.
Pra, gjithçka ka të bëjë me fitimin e parave të përmbajtjes dhe fitimin nga shikuesit.

“Paguaj dhe shiko”

Si zgjidhje, ata kujtojnë edhe një herë se për ata që “preferojnë një eksperiencë të plotë pa reklama”, ekziston mundësia e abonimit në “YouTube Premium”. Aplikacionet e jashtme të shikimit të YouTube do të mbështeten vetëm kur përdorin API-në zyrtare (Application Programming Interface), në përputhje me politikat dhe rregullat e përdorimit në fuqi.

– Kur gjejmë një aplikacion që shkel këto kushte, ne do të marrim masat e duhura për të mbrojtur platformën tonë, krijuesit dhe shikuesit – përfundoi një punonjës i YouTube, i nënshkruar si Rob.

Ndalimi i shpallur është në përputhje me lëvizjet e mëparshme të YouTube, të cilat janë përpjekur në mënyra të ndryshme të shtypin zgjidhjet e bllokimit të reklamave.

MARKETING