Xi mbështet bisedimet e planifikuara mes Arabisë Saudite dhe Iranit

Xi mbështet bisedimet e planifikuara mes Arabisë Saudite dhe Iranit

MARKETING

Presidenti kinez, Xi Jinping, ka biseduar në telefon me princin e kurorës në Arabinë Saudite, Mohammed bin Salman Al Saud, për të diskutuar një mori çështjesh, përfshirë ofrimin e përkrahjes së tij për diskutimet mes Arabisë Saudite dhe Iranit, ka raportuar media shtetërore.

MARKETING

Sample Image

Xi ka thënë se shpreson që të dyja palët do të vazhdojnë të përmirësojnë marrëdhëniet e tyre në bazë të rezultatit të dialogut, sipas transmetuesit shtetëror.

Lideri kinez së fundi ka ndërmjetësuar një marrëveshje të papritur në mes të Iranit dhe Arabisë Saudite – dy rivalëve në Lindjen e Mesme – për rinovim të lidhjeve diplomatike.

Marrëveshja midis Iranit dhe Arabisë Saudite nxjerr në pah fokusin në rritje të Pekinit në Lindjen e Mesme, ku qëllim afatgjatë i politikës së jashtme të Xi-së është ta paraqesë lidershipin kinez si një alternativë ndaj Shteteve të Bashkuara.

Diplomati i lartë kinez(në mes) Wang Yi, mban një marrëveshje të 10 marsit në Pekin me sekretarin e Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Shamkhani, dhe ministrin e Shtetit saudit, Musaad bin Muhammad al-Aiban.

Duke vazhduar promovimin e lidhjeve Kinë-Arabi Saudite, Xi ka thënë se të dyja shtetet do ta mbështesin fuqishëm njëra-tjetrën dhe do t’i respektojnë interesat e dy palëve.

Kina dhe Arabia Saudite do të kontribojnë më shumë për të promovuar paqen, stabilitetin dhe zhvillimin në Lindje të Mesme, është cituar të ketë thënë Xi.

Arabia Saudite i ka ndërprerë lidhjet me Iranin në vitin 2016. Afrimi i tyre diplomatik vjen pasi dy vendet janë konfrontuar me njëra-tjetrën në konflikte të ndryshme rajonale.

Analistët kanë paralajmëruar se marrëveshja e ndërmjetësuar nga Kina, përballet me pengesa përpara dhe se për t’i përmirësuar lidhjet, duhet të bëhet më shumë se rinovimi i marrëdhënieve diplomatike./rel/

MARKETING