Xhaferi pas takimit të liderëve: Çdo çështje e hapur mund të mbyllet përmes dialogut

Xhaferi pas takimit të liderëve: Çdo çështje e hapur mund të mbyllet përmes dialogut

Kryeparlamentari Talat Xhaferi, pas përfundimit të takimit të liderëve u shpreh se çdo çështje e hapur mund të mbyllet përmes dialogut në  tryezë të përbashkët.

“Çdo çështje e hapur mund të mbyllet përmes dialogut në  tryezë të përbashkët. Sot mora pjesë në takimin e liderëve në Kuvend ku u diskutua për datat e mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare. Propozimi i kryeministrit Kovaçevski, i miratuar me konsensus, është që rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale të mbahet më 24 prill, ndërsa rrethi  i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare më 8 maj”, u shpreh Xhaferi. /SHENJA/

MARKETING