“WSJ”: SHBA-ja po shqyrton tërheqjen e mijëra trupave nga Koreja e Jugut

“WSJ”: SHBA-ja po shqyrton tërheqjen e mijëra trupave nga Koreja e Jugut

Gazeta “Wall Street Journal” (WSJ) deklaroi se administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, po shqyrton tërheqjen e mijëra ushtarëve amerikanë të stacionuar në Korenë e Jugut, transmeton Anadolu.

MARKETING

Duke cituar zyrtarë të mbrojtjes të njohur me çështjen, gazeta raportoi se Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagoni) po rishikon praninë e tij ushtarake në Korenë e Jugut.

Zyrtarët kanë thënë se një opsion që po zhvillohet nga Pentagoni përfshin tërheqjen e rreth 4.500 trupave dhe zhvendosjen e tyre në Guam dhe zona të tjera në rajonin e Indo-Paqësorit.

Zyrtarët kanë deklaruar se çështja po përgatitet për t’iu paraqitur Trumpit si pjesë e një shqyrtimi joformal të politikave mbi marrëdhëniet me Korenë e Veriut, duke shtuar se ideja është ende në fazën e diskutimit.

Trump ka ngritur shpesh çështjen e ndryshimit të pranisë ushtarake amerikane në Korenë e Jugut që nga mandati i tij i parë si president. Aktualisht ka afërsisht 28.500 ushtarë amerikanë në rajon.

MARKETING