“WhatsApp” tani me opsione të reja, versioni sjell ndryshime
Rrjeti social “WhatsApp” ka sjellur risi të reja.
Në versionin më të ri të kësaj platforme të komunikimit, është instaluar opsioni “Draft”. Në rast se shkruani një mesazh dhe harroni ta dërgoni, tani nuk do t’iu humbë më, vetëm do t’iu ruhet si “draft”.
“WhatsApp” ka shtuar listat e personalizuara, ku mund të krijoni dhe kategorizoni bisedat sipas dëshirës tuaj.
Në “WhatsApp” gjithashtu i është ndryshuar vendi opsionit “duke shkruar” (typing), që tani do të figurojë vetëm me tri pika lëvizëse në historikun e bisedës.
“WhatsApp” është duke punuar edhe në dy opsione Beta, njëra që lidhet me përmbledhjen e bisedave në grupe, dhe tjetra që parashikon të detektojë profilet e rreme.