WhatsApp po vjen me një veçori të re

WhatsApp po vjen me një veçori të re

WhatsApp së shpejti do t’i lejojë përdoruesit të krijojnë biseda të reja në grup pa pasur nevojë t’i emërtojnë ato, ka njoftuar CEO i Meta-s, Mark Zuckerberg.

Grupeve pa emër do t’u jepet një emër i krijuar automatikisht bazuar në pjesëmarrësit e tyre, transmeton Telegrafi.

Sipas TechCrunch, grupet e pa emërtuara do të limitohen me gjashtë pjesëmarrës, në vend të atyre me mijëra që mund t’iu bashkohen normalisht një grupi në WhatsApp.

Veçoria e re në WhatsApp po lansohet globalisht për përdoruesit gjatë ditëve të ardhshme në iOS, Android, ueb dhe macOS. /Telegrafi/

MARKETING