WhatsApp me masë të re mbrojtëse, kërkohet e-mail për verifikim të llogarisë
Përdoruesit e aplikacionit WhatsApp, së shpejti do të mund të kenë një mënyrë tjetër të mbrojtjes së të dhënave të tyre.
Fjala është për një e-mail verifikimi, i cili me sa duket është në fazë testimi, pasi disa prej përdoruesve të WhatsApp-it u është kërkuar të verifikojnë llogaritë e tyre përmes një e-mail, transmeton Telegrafi.
Aktualisht numri i përdoruesve të tillë është i vogël, por pritet që së shpejti ky e-mail t’i kërkohet të gjithëve.
Më herët ishte raportuar për e-mail verifikimi, që ka paralajmëruar që WhatsApp po punon në këtë sistem nga gushti.
Metoda e re e verifikimit ka për qëllim të jetë edhe një tjetër masë shtesë për mbrojtjen e llogarive të përdoruesve, dhe për t’ia vështirësuar punën atyre që kryejnë sulme kibernetike.
Veprimi i verifikimit është fare i thjeshtë, mjafton që të shkruani e-mail dhe të prisni verifikimi në “inbox”. /Telegrafi/