Vuçiqi i kërkon SHBA-së mbështetje për “sfidat e serbëve në Kosovë”

Vuçiqi i kërkon SHBA-së mbështetje për “sfidat e serbëve në Kosovë”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se është takuar me ndihmëssekretar amerikan të shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike, James O’Brien, me të cilin tha se ka diskutuar për situatën në Kosovë dhe forcimin e bashkëpunimit.

Vuçiq ka shkruar në Instagram se serbët e Kosovës po përballen me sfida, duke i kërkuar zyrtarit amerikan që “mbështetja e fortë e SHBA-së mund të kontribuojë në stabilitetin e rajonit”.

“Shpreha shqetësimin tim për sfidat me të cilat po ballafaqohet populli serb çdo ditë. Theksova nevojën për një angazhim më të madh të SHBA-së në këtë çështje, pasi mbështetja më e fortë dhe pjesëmarrja aktive e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mund të kontribuojë në stabilitetin dhe sigurinë në rajon”, ka thënë Vuçiq.

Presidenti serb ka shtuar se Serbia është e përkushtuar për integrimin evropian, e reformat e BE-së tha se janë “të nevojshme për të përmirësuar bashkëpunimin”.

“Gjithashtu theksova se rajoni ka nevoj për një të ardhme të qëndrueshme dhe të parashikueshme, me mesazhe të qarta nga Bashkimi për zgjerimin. Shpreha gatishmërinë që bashkërisht të kërkojmë zgjidhje për stabilitet dhe prosperitet të qëndrueshëm dhe të përhershëm të Ballkanit Perëndimor, si dhe shpresoj se dinamika e dialogut dhe bashkëpunimit rajonal do të vazhdojë me mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së”, ka thënë ai.

MARKETING