Vuçiq shkon në Ukrainë, por refuzon ta nënshkruajë deklaratën që dënon agresionin rus

Presidenti serb ka refuzuar ta nënshkruar deklaratën që dënon agresionin rus në Ukrainë, derisa ka qëndruar të mërkurën në Odesa ku është mbajtur samiti Ukrainë – Evropa Juglindore.
MARKETING
Aleksandër Vuçiq ka thënë se nuk e ka tradhtuar Rusinë.
“Unë jam i vetmi që nuk e pranova deklaratën. Ndryshe nga ata që do të pranonin gjithçka kundër Rusisë”, ka thënë ai, raportoi Danas.
Madje, Vuçiq ka falënderuar presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pse Kosova nuk mori pjesë në këtë samit.
“Ukraina nuk i ftoi përfaqësuesit e Prishtinës këtu. A jemi të obliguar t’i themi faleminderit? Mendoj se jemi”, ka thënë ai.
Pavarësisht se Vuçiq ka thënë se mbështet integritetin territorial të Ukrainës, që nga fillimi i luftës ai ka refuzuar t’i vë sanksione Rusisë.