Vuçiq pretendon se “dy shtete të mëdha” do të tërheqin vendimin për njohjen e Kosovës

Vuçiq pretendon se “dy shtete të mëdha” do të tërheqin vendimin për njohjen e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pretenduar se dy vende të mëdha do të tërheqin njohjen e tyre të pavarësisë së Kosovës, transmeton Anadolu.

Duke folur për një kanal televiziv lokal, Vuçiq foli për marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës.

Presidenti serb ka deklaruar se “dy shtete të mëdha” do të tërheqin vendimin për njohjen e Kosovës, por nuk ka specifikuar se për cilat vende bëhet fjalë.

“Ne presim që dy vende të tjera të tërheqin njohjen e tyre në periudhën e ardhshme. Nuk bëhet fjalë për vende të vogla, por të mëdha, më të mëdha se tonat”, ka thënë Vuçiq, duke pohuar se deri më tani, 28 vende kanë tërhequr njohjen e tyre për pavarësinë e Kosovës.

Vuçiq deklarata të ngjashme ka bërë edhe më parë. Për deklaratën në fjalë ende nuk ka asnjë përgjigje nga Prishtina.

MARKETING