Vuçiq i reagon Ramës: Ne shpallëm ditë zie për ngjarjen tragjike, këtu përfshihet edhe polici i vrarë

Vuçiq i reagon Ramës: Ne shpallëm ditë zie për ngjarjen tragjike, këtu përfshihet edhe polici i vrarë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka komentuar deklaratën e kryeminstrit të Shqipërisë Edi Rama, ku ky i fundit tha se BE duhet të dalë me një deklaratë të dytë dhe të dënojë Serbinë me faktin që shpalli ditë zie për terroristët.

Vuçiq ka thënë se Edi Rama nuk po e thotë të vërtetën duke thënë se “ne shpallëm ditë zie për ngjarjen tragjike dhe për të gjithë të vrarët, përfshirë edhe policin”.

“Serbia ka caktuar ditën zie për shkak të ngjarjeve tragjike, për shkak të vdekjes së të gjithë njerëzve. Nga pikëpamja e Kushtetutës së Serbisë, të gjithë janë qytetarë të vendit tonë. Serbia ka ditë zie për tre serbët e vrarë dhe për policin e vrarë”.
“Është një vendim i civilizuar, serioz dhe i përgjegjshëm. Edi Rama nuk po thoshte të vërtetën. Është e vërtetë se komunat serbe në veri të Kosovës kanë shpallur ditë zie për serbët e vrarë. Ne shpallëm ditë zie për të gjitha ngjarjet dhe për të gjithë të vrarët. Nuk është hera e parë që nuk e thotë të vërtetën”, tha Vuçiq.

MARKETING