Vuçiç “nuk pyet” për sanksionet e SHBA-së kundrejt zyrtarëve serbë: Nuk ekzistojnë
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Serbia do të injorojë sanksionet që Shtete e Bashkuara u vunë zyrtarëve të lartë serbë të Bosnjës për dëmtimin e një marrëveshjeje të paqes të vitit 1995, e cila i dha fund një lufte që la pas vetes më shumë se 100 mijë të vrarë dhe miliona të pastrehë.
“Republika e Serbisë do t’i trajtojë sanksionet sikur të mos ekzistonin. Është e vështirë, por ky është i vetmi vendim i mundshëm”, theksoi presidenti serb.
Udhëheqësi separatist i Republikës Serbe në Bosnjë, Milorad Dodik, është sanksionuar më parë nga Shtetet e Bashkuara.
Të katër zyrtarët thuhet se kanë marrë pjesë në hartimin e një ligji që Shtetet e Bashkuara dhe zyrtarë të tjerë ndërkombëtarë thonë se dëmton unitetin e Bosnjës duke injoruar vendimet e Gjykatës Kushtetuese të vendit.
Lufta e Bosnjës që filloi në vitin 1992, përfundoi me marrëveshjen e Dejtonit të organizuar nga Shtetet e Bashkuara me të cilën u krijuan dy rajone: Republika Serbe dhe Federata Boshnjako-Kroate.
Personi më i fundit i saknksionuar nga SHBA-ja është drejtuesi pro-rus i agjencisë së sigurisë së Serbisë, Aleksandar Vulin, pas akuzave për përfshirje në tregti të paligjshme të armëve, trafik droge dhe keqpërdorim të detyrës.