Vriten të paktën 20 palestinezë nga sulmi ajror izraelit ndaj një shtëpie në Gaza

Vriten të paktën 20 palestinezë nga sulmi ajror izraelit ndaj një shtëpie në Gaza

Të paktën 20 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur në sulmin ajror që ushtria izraelite kreu ndaj një shtëpie në lagjen Sabra në Gaza, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze WAFA të cilin e bazon në burimet lokale në rajon, mësohet se ushtria izraelite bombardoi shtëpinë e familjes Maduh në lagjen Sabra.

Në sulm humbën jetën të paktën 20 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë dhe shumë të tjerë u plagosën.

Më tej theksohet se avionët luftarakë izraelitë kryen sulm ajror ndaj kampit të refugjatëve Nuseirat në pjesën qendrore të Rripit të Gazës ndërsa njësitë e artilerisë izraelite shënjestruan zonën përreth apartamentit Jasir në Khan Younis në jug.

MARKETING