Vriten dy pjesëtarë të stafit të ambasadës izraelite në një sulm me armë në SHBA

Dy persona që punonin në Ambasadën e Izraelit në Washington të SHBA-së u vranë në një sulm të armatosur, transmeton Anadolu.
MARKETING
Sekretarja e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Kristi Noem në një deklaratë në llogarinë e saj në X tha se dy punonjës të ambasadës u vranë “pa kuptim” pranë Muzeut Hebraik në Washington.
Duke deklaruar se ngjarja po hetohet, Noem tha: “Ne do ta sjellim para drejtësisë këtë autor imoral”.
Drejtori i Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) të SHBA-së, Kash Patel në një deklaratë në X tha se sulmi me armë ndodhi pranë Zyrës Terrenore të FBI-së në Washington.
Ai theksoi se po bashkëpunojnë me policinë për të zbardhur incidentin.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump përmes një postimi që ndau në llogarinë e tij në rrjetet sociale “Truth Social” në lidhje me sulmin e armatosur deklaroi: “Urrejtja dhe radikalizmi nuk kanë vend në SHBA”. Ai u shprehu ngushëllime familjeve të atyre që humbën jetën në sulm.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio dënoi sulmin e armatosur nëpërmjet X, duke thënë: “Lutjet tona janë me të dashurit (e atyre që humbën jetën)”.
Përfaqësuesi i përhershëm i Izraelit në Kombet e Bashkuara, Danny Danon, nëpërmjet X pretendon se sulmi është “akt terrorist antisemit”. Ai u bëri thirrje autoriteteve amerikane të ndërmarrin veprime “të forta” kundër atyre që janë përgjegjës për sulmin.
Shefja e policisë metropolitane të Washingtonit, Pamela A. Smith, e identifikoi sulmuesin si 30-vjeçarin Elias Rodriguez.
Ajo potencoi se Rodriguez është ndaluar tha se i dyshuari bërtiti “Liri Palestinës” pasi u ndalua.