Vrau 8 persona në një qendër tregtare, autori i masakrës në Teksas ishte një neonazist

Vrau 8 persona në një qendër tregtare, autori i masakrës në Teksas ishte një neonazist

Autori i sulmit që vrau 8 persona në një qendër tregtare në Teksas kishte bindje neo-naziste dhe supremaciste. Kjo u raportua nga burime të Washington Post.

Vrasësi u identifikua me emrin Mauricio Garcia, 33 vjeç. Policia ende nuk ka bërë të ditur arsyen e masakrës.
Sipas burimeve, 33-vjeçari kishte veshur një bluzë me mbishkrimin “Right wing death squad”.

Përveç armës dhe municionit që mbante me vete, në makinë i janë gjetur edhe disa armë. Sipas Washington Post, Garcia jetonte në një hotel në Dallas në kohën e sulmit.
33-vjeçari u qëllua për vdekje nga një oficer policie, pasi nuk ndaloi të shtënat në drejtim të qendrës tregtare.

Presidenti Joe Biden urdhëroi uljen e flamujve në gjysmështizë në Shtëpinë e Bardhë. Përmes një deklarate ai tha se “ngjarja ishte akti i fundit i dhunës me armë që tronditi kombin”.

MARKETING