Vrasje në Prilep, një festë përfundoi me përleshje dhe vdekje

Vrasje në Prilep, një festë përfundoi me përleshje dhe vdekje

Nga MPB sot kanë njoftuar se SPB Manastir do të ngritë kallëzim penal kundër V.S (65) nga Prilepi, për shkak se ekziston dyshimi se më 06.01.2024 ka kryer veprën penale ‘vrasje’ ndaj P.R (63) nga Kavadari, vëlla I bashkëshortes së vet.

“Gjithçka ndodhi dje në prag të Krishtlindjeve. Dy personat V.S.(65) nga Prilepi dhe P.R. (63) nga Shiveci i Kavadarit kanë qenë duke pirë alkool në oborr. Më pas ka pasur një debat verbal, i cili ka kaluar në një përleshje fizike. P.R. ka rënë dhe ka goditur me kokë një shtyllë betoni të një shtëpie në ndërtim e sipër” thuhet në njoftimin e MPB-së.
V.S. është ndaluar dhe gjatë një bisedimi me zyrtarët ka pranuar krimin.

MARKETING