Vrasësi në Las Vegas kishte një listë objektivash, zbulohen detaje të reja

Vrasësi në Las Vegas kishte një listë objektivash, zbulohen detaje të reja

Personi përgjegjës për të shtënat e së enjtes në Las Vegas në një kampus të Universitetit të Nevadës kishte një “listë objektivash për të goditur” në kolegj.

Kjo është raportuar nga policia, sipas së cilës profesori 67-vjeçar Anthony Polito, i cili vrau tre kolegë dhe plagosi një të katërt, kishte në shënjestër edhe anëtarët e fakultetit të Universitetit të Karolinës Lindore në Karolinën e Veriut, ku burri kishte dhënë mësim që nga viti 2001 deri në vitin 2017.
“Asnjë nga individët në listë nuk u prek”, shtoi policia.

Para të shtënave, Polito u kishte dërguar gjithashtu 22 letra profesorëve në universitete të ndryshme në Shtetet e Bashkuara, dhe të paktën një nga zarfet përmbante një pluhur të bardhë të panjohur.

MARKETING