Volkswagen ndërpret prodhimin e automobilëve

Volkswagen ndërpret prodhimin e automobilëve

MARKETING

Sistemi kompjuterik i prodhuesit gjerman të makinave Volkswagen u godit nga një defekt i madh, kurse kompanisë iu desh të ndërpriste prodhimin në shumë fabrika, transmeton Anadolu.

MARKETING

Sample Image

Sipas agjencisë gjermane të lajmeve (DPA), prodhimi është ndalur për shkak të një ndërprerje në “rrjetin e sistemit kompjuterik” në selinë e Volkswagen në Wolfsburg.

Prodhimi është pezulluar në katër fabrika automjetesh në Gjermani.

Nga defekti i sistemit kompjuterik janë prekur edhe fabrikat e pjesëve në Wolfsburg, Emden, Zwickau dhe Osnabruck Kassel, Braunschweig dhe Salzgitter.

Zëdhënësi i kompanisë tha se markat Porsche dhe Audi të Grupit Volkswagen u prekën gjithashtu nga defekti i sistemit dhe se është ngritur një ekip krizash për të hetuar burimin e defektit.

Zëdhënësi hodhi poshtë mundësinë e një sulmi kibernetik.

Në raportin e gazetës ekonomike gjermane “Handelsblatt”, thuhej se defekti është zbuluar edhe në vende të tjera ku ka fabrika të prodhuesit më të madh evropian të makinave, Volkswagen.

Toyota, shitësi më i madh i makinave në botë, u detyrua gjithashtu të ndërpriste të gjitha operacionet në 28 linja montimi në katër fabrikat e saj në gusht për shkak të një defekti të sistemit të prodhimit.

MARKETING