VMRO prezantoi listën dhe kandidatin për qytetin e Shkupit

VMRO prezantoi listën dhe kandidatin për qytetin e Shkupit

“Një herë njëri, pastaj kryetar”, nën këtë moto, partia e kryeministrit Mickoski ka prezantuar kandidatin për kryeqytetin dhe listën e këshilltarëve.

Kandidati Orce Gjeorgjievski para mbështetësve tregoi prioritetet dhe planet e tij si kryetar. Tha se fitorja e tij është e sigurtë dhe se me të në krye, kryeqyteti do të jetë krejtësisht ndryshe nga seç është tani.

Gjeorgjievski në prezantimin e tij tha se në mandatin katër vjeçarë do të ndërtojë hapsira të gjelbërta, tha se Shkupi do të ketë plan të ri urbanistik dhe se me të në krye do të rregullohet infrastruktura nëntokësore dhe do të ketë bulevarde të reja.

Në mesin e rrugëve që Gjeorgjievski e përmendi është edhe bulevardi Cvetan Dimov.

Ndërkaq, kreu i VMRO-së tha se Shkupit, në krye i duhet një njeri i dëshmuar siç është Gjeorgjievski. Edhe kryeministri tha se për të qenë kryetar i kryeqytetit njëherë duhet të jeshë njeri, duke ndërlidhur këtë me moton e Gjeorgjievskit.

Ndryshe, përveç Gjeorgjievskit, garës për qytetin e shkupit i është futur edhe Kaja Shukova nga LSDM, Amar Mecinoviq nga Levica, skender Rexhepi nga AKI dhe Bashkim Bakiu nga VLEN.

MARKETING