VLEN zyrtarizon Zekerija Berishën si bartës liste për Qytetin e Shkupit

VLEN zyrtarizon Zekerija Berishën si bartës liste për Qytetin e Shkupit

Koalicioni VLEN ka zyrtarizuar kandidaturën e Zekerija Berishës si bartës i listës për Këshillin e Qytetit të Shkupit në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Sipas njoftimit zyrtar, Berisha është vlerësuar si një profesionist i dëshmuar dhe aktivist i angazhuar i partisë Alternativa, duke fituar besimin e koalicionit për të qenë zëri përfaqësues i shqiptarëve në kryeqytet.

“Berisha është fytyra politike e cila më së miri do ta përfaqësojë VLEN-in në qytetin e Shkupit,” thuhet në komunikatën e koalicionit VLEN.

MARKETING