VLEN: Sot 33 shqiptarë janë punësuar në institucionet shtetërore

VLEN: Sot 33 shqiptarë janë punësuar në institucionet shtetërore

Nga VLEN thonë se vetëm sot, janë realizuar punësime dhe avancime të ndjeshme në tre institucione shtetërore, të gjitha me kuadër shqiptar.

“15 punësime në Shtëpinë e Shëndetit Publik në Kumanovë, nën drejtimin e drejtorit Sedat Zulbeari, si pjesë e reformës për një shëndetësi gjithëpërfshirëse dhe më pranë qytetarëve; 9 punësime dhe 5 avancime në Qendrën për Punë Sociale në Kumanovë, ku drejtuesi Erdi Mehmeti po ndërton një administratë funksionale dhe të barabartë, që i shërben qytetarëve pa dallim, me përfaqësim të drejtë të shqiptarëve; 9 punësime të reja në Ministrinë për Çështje Europiane, të gjitha me kuadër shqiptar, falë angazhimit të pandalshëm të ministrit Orhan Murtezani për integrim europian me fytyrë të drejtë, të re dhe gjithëpërfshirëse”.

“Këto hapa nuk janë vetëm numra në një raport administrativ. Janë hapje dyersh për të rinjtë shqiptarë, janë shenja të rikthimit të besimit në shtet, janë garanci se shqiptarët nuk janë më qytetarë të rendit të dytë, por shtyllë e barabartë në çdo institucion publik të këtij vendi”, thonë nga VLEN.

Më tej thonë se ata janë të vendosur që ta çrrënjosin padrejtësinë shumëvjeçare në përfaqësim dhe ta ndërtojnë një administratë moderne.

“Kjo është vetëm fjala e parë në një kapitull të ri që po shkruhet për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Dhe ky kapitull është: dinjitet, barazi dhe zhvillim për të gjithë”, thonë nga VLEN.

MARKETING