VLEN shpalos listën e këshilltarëve për komunën e Shuto Orizarës, i prinë Enis Zekiri

VLEN shpalos listën e këshilltarëve për komunën e Shuto Orizarës, i prinë Enis Zekiri

Koalicioni VLEN ka publikuar listën e saj për këshillin e komunës Shuto Orizarë. Listës së tyre do t’i prijë, Enis Zekiri.
Në një postim në rrjetin social facebook, Zekiri shkruan se ky hap është një dëshmi e përkushtimit të tyre, për një përfaqësim më të drejtë, punë të ndershme dhe vizion të qartë për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët.
“Me përgjegjësi të madhe dhe me besim në ndryshimin që na pret, shpallim zyrtarisht kandidaturën tonë për këshilltarë në Komunën e Shuto Orizarës nga koalicioni VLEN.
Ky hap është dëshmi e përkushtimit tonë për një përfaqësim të drejtë, punë të ndershme dhe vizion të qartë për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët tanë.
Bashkë me ju, do të ndërtojmë një Shuto Orizarë më të zhvilluar, më të barabartë dhe me më shumë mundësi për secilin.
Me VLEN-in, zëri i qytetarëve do të dëgjohet!”, ka shkruar Zekiri.

MARKETING