VLEN: Përkushtim i qartë institucional ndaj agjendës evropiane

VLEN: Përkushtim i qartë institucional ndaj agjendës evropiane

Integrimi evropian mbetet prioritet strategjik i Qeverisë dhe një angazhim i palëkundur politik i VLEN. Në këtë kuadër, sot u zhvillua një takim ndërmjet Zëvendëskryeministrit të Parë, Bekim Sali, dhe Ambasadorit të Bashkimit Evropian në vend, Michalis Rokas, ku u riafirmua përkushtimi i plotë institucional ndaj agjendës evropiane.

Gjatë takimit, bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e reformave të ndërlidhura me procesin e integrimit evropian, duke i cilësuar ato si thelbësore për forcimin e kapaciteteve institucionale, rritjen e besimit të qytetarëve dhe avancimin e bashkëpunimit të vazhdueshëm me Bashkimin Evropian.

VLEN vlerësoi lart partneritetin me BE-në dhe shprehu mbështetje për çdo hap konkret që e afron vendin drejt standardeve evropiane, sundimit të ligjit dhe konsolidimit demokratik. Sipas VLEN, rruga evropiane mbetet alternativa e vetme strategjike për të ardhmen e vendit dhe përkushtimi ndaj saj do të vazhdojë me intensitet të shtuar.

MARKETING