VLEN: Mbështetje prej 40 milionë euro për masat për punësim, angazhohemi që të punësojmë sa ma shumë

Qeveria në seancën e fundit me propozim të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës miratoi Planin operativ për programe aktive dhe masa për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2025 që ka për qëllim kryesor përfshirjen më të madhe dhe më cilësore të të punësuarve në tregun e punës në Maqedoninë e Veriut.
Nga VLEN thonë se këtë vit për masa të punësimit janë ndarë më shumë se 2,5 miliardë denarë, respektivisht 40 milionë euro, që është për 7,5 milionë euro më shumë krahasuar me vitin paraprak dhe është shumë rekorde e mbështetjes, ndërsa me Planin operativ do të përfshihen gjithsej 16.507 persona.
“Kjo është shenjë se Qeveria VLEN dhe Ministria e Ekonomisë janë të përkushtuara për përmirësimin e tregut të punës në vend si dhe zgjidhjen e nevojave të ndryshme të fuqisë punëtore të biznesit. Me Planin operativ për vitin 2025 theksi i veçantë vihet te të rinjtë e papunë deri në 29 vjeç, të papunët afatgjatë si dhe te përdoruesit e ndihmës së garantuar minimale. Kujtojmë që, për herë të parë kemi masa të synuara për mbështetjen e të rinjve”.
“Vazhdojmë me tutje me masën Punësimi dhe rritja e subjekteve juridike, që ka si qëllim kryesor krijimin e vendeve të reja të punës dhe sivjet do të përfshihen 1540 persona. Përsëri, gjatë punësimit të personave deri në 29 vjeç, shuma më e lartë e mbështetjes sigurohet deri në 250.000 denarë për person, me çka edhe një here tregohet angazhimi i Qeverisë për mbështetjen e të rinjvetë papunë që të mbeten në shtet”.