VLEN hap shtabin zgjedhor në Dollnen dhe prezanton Blerim Islamin si kandidat për kryetar komune

VLEN hap shtabin zgjedhor në Dollnen dhe prezanton Blerim Islamin si kandidat për kryetar komune

Koalicioni VLEN ka hapur zyrtarisht shtabin zgjedhor në komunën e Dollnenit, ku njëkohësisht është prezantuar edhe kandidati për kryetar komune, Blerim Islami.

Në këtë ngjarje morën pjesë kryetari i Alternativës dhe një nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, si dhe zëvendëskryeministri Arben Fetai.

“Sonte jemi në Dollnen për ta hapur shtabin për zgjedhjet lokale, si dhe për të promovuar kandidatin për kryetar komune, Blerim Islami,” u shpreh Ibrahimi.

MARKETING