VLEN Çair: Klinika Gjinekologjike në Çair u keqpërdor financiarisht nga Bujar Osmani gjatë kohës kur ishte ministër i Shëndetësisë!?

Arbnor Maliqi nga Shtabi Zgjedhor i VLEN në Komunën e Çairit sot në një konferencë për media ka hapur temën e keqpërdorimit financiar në Spitalin Gjinekologjik në Çair nga ana e Bujar Osmanit, gjatë kohës sa ka qenë ministër i Shëndetësisë.
“Dje u shokuam nga një përgjigje e Bujar Osmanit. Kur ai u pyet nga gazetari se çfarë ka bërë për Çairin në 12 vitet e tij si ministër e zëvendëskryeministër, ai tha: ‘E kam bërë gjinekologjinë e Çairit!’”
E pikërisht ky institucion – Klinika Gjinekologjike në Çair – sipas Prokurorisë Speciale ishte keqpërdorur nga vetë Bujar Osmani, njeriu që sot sërish kërkon ta shfrytëzojë Çairin, ka theksuar Maliqi.
“Mbi kurrizin e nënave dhe grave të Çairit, Osmani u vendos në shënjestër për keqpërdorime dhe shkaktim dëmi buxhetor prej qindra mijëra eurosh”, ka pyetur kështu Maliqi.
“Ky nuk është rast i izoluar. Bujar Osmani ka histori institucionale me dyshime për keqpërdorime dhe shpenzime jotransparente:
• Në Ministrinë e Shëndetësisë – u dyshua nga Prokuroria Speciale për veprime të paligjshme.
• Në Ministrinë e Punëve të Jashtme – Enti Shtetëror i Revizionit evidentoi shpenzime jotransparente dhe të paligjshme me vlerë miliona euro.
Këto nuk janë akuza politike të VLEN-it, por konstatime të institucioneve shtetërore – të themeluara e funksionale me votat e BDI-së”, thonë nga VLEN.
“Sot shohim të njëjtën skemë – Bujar Osmani sërish dëshiron ta përdorë besimin e qytetarëve të Çairit për të ndërtuar karrierë dhe pasuri personale.
Por qytetarët nuk kanë memorie të shkurtër. Çairi nuk harron!
Publikisht pyesim:
• A e meritojnë nënat dhe gratë e Çairit një kandidat me njolla të tilla në karrierë?
• A e meriton Çairi një njeri që në vend të investimeve solli tenderë të kurdisur?
• A mund të rikthehet në Çair një politikan që Prokuroria Speciale e kishte vënë në shënjestër për dyshime të rënda?
Bujar Osmani nuk ka kredibilitet të rikthehet në Çair. Nuk ka kredibilitet të kërkojë besimin e qytetarëve. Dhe nuk ka kredibilitet të jetë në krye të institucioneve të kësaj komune”, është shprehur Maliqi duke shtuar për fund se: