Vjosa Osmani cakton Albin Kurtin mandatar për formimin e Qeverisë

Vjosa Osmani cakton Albin Kurtin mandatar për formimin e Qeverisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar Albin Kurtin mandatar për formimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës.

Në njoftimin e saj, Presidentja Osmani bëri të ditur se vendimi është marrë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Ajo i uroi suksese Kurtit në udhëheqjen e ekzekutivit të ri, duke theksuar rëndësinë e punës në shërbim të qytetarëve.

“Sot, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, kam caktuar Kryeministrin Albin Kurti, mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. I uroj suksese në udhëheqjen e Qeverisë së re dhe punë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ju priftë e mbara!”, thuhet në deklaratën e Presidentes.
Tashmë pritet që mandatarit t’i hapet rruga për formimin e kabinetit qeveritar dhe paraqitjen e përbërjes së re të Qeverisë për votim në Kuvendin e Kosovës.

MARKETING