Vilnius, presidenti Erdoğan takohet me kryeministrin kanadez Trudea

Vilnius, presidenti Erdoğan takohet me kryeministrin kanadez Trudea

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan u takua me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau, transmeton Anadolu.

Takimi është realizuar në margjina të Samitit të NATO-s që po mbahet më 11 dhe 12 korrik, në qendrën e ekspozitave dhe panaireve LITEXPO në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius.

Në takim Erdoğan u shoqërua nga ministri i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, kreu i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës (MIT), İbrahim Kalın, shefi i Komunikimeve, Fahrettin Altun, shefi i Industrive të Mbrojtjes, Haluk Görgün, dhe kryekëshilltari i Presidencës, ambasadori Akif Çağatay Kılıç.

MARKETING